Një nga emrat që përmendet përditë në merkaton e tanishme është padyshim ai i shqiptarit Armando Broja, që ende nuk dihet se ku do luajë saktësisht sezonin e ri.
Armando Broja mbetet një temë e hapur, një emër që vijon të qarkullojë fuqishëm në Serie A dhe Premier League. Në Itali, janë disa ekipe që kanë kryer sondazhe në lidhje me sulmuesin kuqezi, ekipe si Napoli, Lazio, Atalanta e së fundmi Bologna, por dëshira e lojtarit është të mbetet në Angli, në Premier League.
Në fakt ofertat për të nuk mungojnë nga ishulli. Arsenal prej kohësh është vënë në ndjekje të Brojës, por në të njëjtën kohë edhe ekipe si Newcastle, Everton dhe Nottingham kanë kërkuar informacion zyrtar në dyert e Chelsea.
Dëshira e trajnerit Reja është që Broja të transferohet në Serie A, Napoli është ekipi ideal për të, por Broja nuk ka aspak dëshirë të largohet nga kampionati më i fortë në botë.
Sipas Sky Sport, për Brojën pritet një derbi londinez, pasi së fundmi në garë është futur edhe West Hem, skuadër të cilës Broja i realizoi dhe një super gol gjatë këtij sezoni.
ëest Hem është gati të paraqes ofertën zyrtare për sulmuesin shqiptar dhe gjithnjë sipas Sky Sport, marrëveshja mund të mbyllet mbi bazën e 30-35 milionë euro.