Nuk u paguan 14 vite në cirk, vëllezërit Balla çmendin sërish Ameriken

2 javë më parë
Nuk u paguan 14 vite në cirk, vëllezërit Balla çmendin sërish Ameriken

Në një intervistë për ” Jeto me Orën” dhe televizionin Ora News, Artan dhe Arnold Balla, rrëfyen se shumë shpejt pritet ti shohim në një tjetër projekt . “Kemi ende shumë surpriza, një tjetër kualifikim përpos ‘Amerika Got Talents’, por nuk duam të zbulojmë shumë “, u shpreh Arnold Balla.

Vëllezërit Balla u spikatën për talentin e tyre gjatë sezonit të kaluar në ” Jeto me Orën” ku dhe rrëfyen vështirësitë e të bërit cirk në Shqipëri. Djemtë rrëfyen se në 14 vite e shfaqje të dhëna në vendin e tyre nuk morën as edhe një shpërblim monetar.

Ata që nuk ja u dha Shqipëria duket se ja u dha Amerika . “Ne nuk kemi një përgjigje të saktë pasi varet nga ofertat nga propozimet dhe projektet që mund të jenë. Shpresojmë të bëjmë diçka të bukur për Shqipërinë edhe pse ne kemi dhënë shumë për Shqipërinë dhe nuk kemi marrë asgjë.

“Kemi dhënë shfaqje për 14 vite në cirk dhe nuk kemi marrë asnjë fitbek nga ana monetare. Tani që emri jonë njihet duam ti japim Shqipërisë më shumë dhe ti japim suport talentëve të rinj të cilët nuk kanë pasur mbështetje si ne dhe ja kanë arritur me forcat e veta.”

Të pyetur nëse do të kthehen në Shqipëri ata shprehen se kjo do të varet nga projektet që do të kenë, por thonë se do të vijojnë të bëjnë diçka të bukur për këtë vend. “Në këtë vend realizuam ëndrrën tonë”, u shprehën vëllezërit Balla nga Amerika për RTV ORA.

Tashmë ata pritet të vjinë sërish tek publiku me një tjetër surprizë të radhës. Të shohim dhe shpresojmë se të jetë diçka vërtetë e bukur. Besojmë se do na surprizojnë ashtu siç e kanë bërë gjithmonë/ RTV ORA