Rrugët e kryeqytetit shqiptar janë kthyer mbrwmjen e sotme në arena të mirëfillta dhu.ne pasi në vende të ndryshme ka përplasje të tifozëve mes tyre apo me forcat e rendit publik në Tiranë.
Një grup tifozësh të Romës, të cilët po shoqëroheshin nga policia, kanë sul.m uar edhe godinën e Kryeministrisë duke u munduar të shkatërronin disa tabela.SHIKO VIDEON
Ata kane reaguar në mënyrë agresive ndaj efektivëve që u kërkonin të ndalonin vërshimin e tyre drejt grupimeve të tifozerisë holandeze për përplasje.
Mësohet se dy efektivë të forcave të rendit janë lenduar dhe menjëherë kanë shkuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia mori pas disa minutash situatën në kontroll, duke rrethuar zonën dhe larguar tifozët italianë, të cilët me shkopinj dhe sende të forta u kthyen në rrezik edhe për kalimtarët.
Nata e sotme ka për të qenë shumë e gjatë për policët shqiptarë që është hera e parë që gjenden në një situatë të tillë me kaq shumë tifozë, ose më saktë huliganë.