”O kryeministër si i ke sandalet o boss”, Artan Hoxha thumbon keq Ramën

4 javë më parë
”O kryeministër si i ke sandalet o boss”, Artan Hoxha thumbon keq Ramën

Gazetari Artan Hoxha njihet për statuset e tij thumbuese dhe demaskuese dhe kjo e ka bërë atë një ndër gazetarët më të ndjekur dhe më të pëlqyer.

Po ashtu në çdo dalje të tij ai arrin të prodhojë lajme, kjo pasi gjithmonë sjell informacione të reja sidomos nga bota e kri/mit që nuk ka shumë informacion.

Qytetarët janë kuriozë se ‘çfarë do të nxjerrë’ Artani kësaj here, por së fundmi Hoxha ka vendosur të thumbojë pak kryeministrin Edi Rama pasi çmimet kohët e fundit janë rritur jashtëzakonisht.

A e mbani mend fotogafinë që Rama postoi para disa vitesh ku ai shfaqej me këpucë të shqyera, teksa shkonte nëpër zona të ndryshme t Shqipërisë?

Pikërisht këtë foto ka zgjedhur të postoj sot gazetari, i cili i ka drejtuar edhe një pyetje zotit kryeministër lidhur me çmimet dhe jetesën e shqiptarëve, që sa herë dhe bëhet më e vështirë.

Postimi i plotë Artan Hoxhës:
“Si ke qenë me sandallet këtë behar o boss?!
Se andej nga dimri, fillon e ankohesh, se të janë grisur këpucët duke zgjidhur hallet tona!!!!
Për zotin, këtë vit jemi keq. Ato bordet e tua të transparencës, na kanë lënë transparent komplet.
Prandaj merr masa që tani, bëji derman vetes, se nuk të ndihmojmë dot.
Kokërr leku nuk na ke lënë nëpër xhepa…”, shkruan gazetari në Facebook.