“O nënë je e keqe më thonë fëmijët, duan bukë”, gjyshja nga Elbasani që mbledh kanaçe na këput shpirtin (video)

1 vit më parë
“O nënë je e keqe më thonë fëmijët, duan bukë”, gjyshja nga Elbasani që mbledh kanaçe na këput shpirtin (video)

Drama në familjen Senia në lagjen “5 maji” në Elbasan nis në vitin 1998 kur Arturi asokohe vetëm 26 vjec pasi i grabisin mundin e viteve të punuara në emigracion kaloi në depresion të thellë , situatë të cilën nuk e ka kaluar as sot.

Ndonëse krijoi familje dhe aktualisht është babai i dy femijëve të mitur, përkatësisht 7 dhe 8 vjec e përditshmja e tij është e fiksuar në dhomën e ndenjës ku e shoqëron një majtafon ndersa në tavolinë gjenden në mënyrë të shkujdesur letrat e bixhozit dhe një filxhan dhe godë e boshatisur. Jo vetëm që e ka të pamundur të punojë,por përbën dhe rrezik për pjestarët e familjes . Nëna e tij e shqetësuar më së shumti për fëmijët e vegjël kërkon ndihmë.

Prej një viti Arturi nuk merr pagesen për kujdestarinë ,por vëtëm kempin e tij i cili nuk shkon më shumë se 10 mijë leke. Nëna e tij thotë se ato para nuk i mjaftojnë as për nevojat vetjake të të birit, ndërsa fëmijët shpesh mbeten pa u ushqyer.

Fëmijëria për Marsin dhe Denin e vogël nuk i ka ngjyrat e bashkëmoshatarëve të tyre. Lojrat e tyre janë pa shumë zhurëm pasi i druhen reagimit të babait , i cili në shumë raste ka ngritur dorë ndaj tyre.

Përballë kërkesave për ushqim nënë Sabireja edhe pse 75 vjece mbledh kanace rrugëve të qytetit. “Qajnë fëmijët për bukë. O nonë më thonë, duam bukë, je e keqe. I mbledh kanaçet rrugë, shyqyr që i gjej. Pasi i shes u blej qoftë, ose ndonjë molto. Unë rrij me barkun bosh, vetëm se më dhimbsen fëmijët, vetëm ata të hanë”– u shpreh e moshuara.

E moshuara thotë se disa herë Arturi ka qënë i shtruar në spitalin psikiatrik, por zemra e brishtë e një nëne e ka nxjerrë nga aty. Ndërsa e reja e shtëpisë, nëna e dy fëmijëve nuk pranon të ekspozohet për mikrofonin tonë pasi i druhet paragjykimit të shoqërisë.