Odise Roshin e prezantojnë në mënyrë fantastike tek ekipi i ri (video)

9 muaj më parë
Odise Roshin e prezantojnë në mënyrë fantastike tek ekipi i ri (video)

Odise Roshi ka hedhur firmën e re mbi kontratë, duke kaluar në një tjetër skuadër turke. Futbollisti shqiptar ishte pjesë e Boluspor së bashku me Bekim Balajn. Por tanimë Roshi është pjesë e skuadrës së Sakaryaspor.

Këta të fundit ishin në ligën e tretë të Turqisë në nivel gjatë sezonit të shkuar. Por pasi fituan vendin e parë, kalojnë në nivelin e ligës së dytë për nga rëndësia të futbollit turk ose e njohur ndryshe si Liga e Parë, atje ku në fakt Roshi ishte edhe me Bolusporin.

Për shkak të kategorisë nga vinin, një emër si Odise Roshi është padyshim me peshë të madhe te Sakaryaspor. Për këtë arsye prezantimi ka qenë i bujshëm nëpërmjet një video, teksa shihet në rrugët e Turqisë edhe disa monitore që transmetojnë golat e Roshit, ku në disa raste gjendet me fanellën e Kombëtares.

Futbollisti kuqezi do të përfitojë rreth 300 mijë euro në sezon në ekipin e ri. Sezonin e kaluar Roshi ishte pjesë e Bolusporit. Ai u aktivizua në 28 ndeshje të kampionatit, duke shënuar edhe një gol, atë në fitoren 1-2 në fushën e Ankaraguçusë.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri, të cilin do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2024.Fieraku lë kështu skuadrën e Bolusporit për të nisur një aventurë të re në karrierë me ekipin e Sakarjaspor.

Në sezonin që përfundoi Roshi u aktivizua gjithsej në Ligën e Parë në Turqi me fanellën e Boluspor në 28 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.