Autorja e programit televiziv ‘Përputhen’ ka ditëlindjen sot. Të shumtë kanë qënë kolgët dhe miqtë që e kanë uruar, por ajo ka marrë një urim mjaft të veçantë nga moderatorja Bora Zemani.
Prej 3 sezonesh Olsa ka zgjedhur të bukurën Borë për të prezantuar programin që ajo ka korrur shumë sukses. Nga postimi që Bora bëri sot, tregoi edhe njëherë se vajzat përveçse janë kolege shumë të mira, janë edhe mikesha që kanë ndarë shumë gëzime dhe hidhërime bashkë.
Gjithmonë janë dukur shumë të afërta me njëra-tjetrën e sot Bora e uron përmes një fotoje në storyn e saj në Instagram ku i shkruan:
“Edhe 100 vite të lumtura për këtë vajzën këtu, me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar. Të dua”- shkruan ajo.

Për të gjithë ju që nuk e njihni shumë nga ana profesionale Olsën po iu paraqesim një bio të shkurtër
Olsa Muhameti (lindur më 22 gusht 1985) në qytetin e Tiranës. Aktualisht ajo është autore e Për’puthenit që po transmetohet në televizionin shqiptar “Top Channel”.
Ajo është autore e programeve të ndryshme televizive si: “Pushime on Top”, “Shqipëria Live”, “Për’puthen”! Autor i dy edicioneve (1,3) të spektaklit ndërkombëtar “Hell’s Kitchen Albania” Autor për një vit në programin “E Diell”
Olsa Muhameti është diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës ku ka mbaruar bachelorin dhe ka mbaruar edhe masterin për ‘Marrëdhënie me Publikun’.
Pasi mbaroi universitetin punoi për 3 vite gazetare në revistën “ Kult ”, por sapo operoi botën e revistave, jeta e saj mori një tjetër drejtim duke hyrë në botën e televizionit.
Fillimisht, Muhametit iu dha për të moderuar programin televiziv “Faqja e Pare”, për një vit në televizionin “Koha”, më pas punoi pesë vjet si gazetar në programet televizive “Klan”. Gjithashtu, ajo ishte autore e “Edicioni Veror”, për verën.