Olsa Muhameti thumbon Olti Currin: Çfarë pune bën ky? Vetëm përgojon

8 muaj më parë
Olsa Muhameti thumbon Olti Currin: Çfarë pune bën ky? Vetëm përgojon

Olsa Muhameti, te “Goca dhe Gra” foli më shumë për projektin e saj të ri, emisionin “Kepi i Tundimit”, për miqësitë, bashkëpunimet dhe për pëlqimet… por nuk munguan as ‘kunjat’ të themi ndaj Olti Currit.

Dyshja duket se nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Një nga shumë pyetjet që iu bë Olsës ishte të zgjidhte mes Arjanit dhe Oltit Currit.

Në vilën e meshkujve, do të të tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin? “Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo.”

“Unë jam e drejtpërdrejtë. Po për momentin e kisha harruar se ka ndodhur shumë kohë para. Arjan Konomi është një njeri që punon. E harrova atë kohë.

Dhe unë i vlerësoj shumë njerëzit që punojnë, nuk e di ky personi punon apo jo, ky tjetri ndërkohë që mendoj sa kohë një njeri punon ka të drejtë të gjykojë dhe të përgojojë. Se më keni kapur një pikë këtu.

Ju goca punoni, të gjithë punojnë, disa të tjerë përgojojnë punën”, tha Olsa. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, deklarata e saj normalisht po bën xhiron e portaleve.