Olsi Bylyku humb personin e zemrës: Gëzoji engjëjt, siç na gëzove ne…

1 muaj më parë
Olsi Bylyku humb personin e zemrës: Gëzoji engjëjt, siç na gëzove ne…

Aktori i njobur Olsi Bylyku ka ndarë sot me ndjekësit e tij në Instagram një lajm të trishtë. Përmes një statusi ai njofton se gjyshja e tij ka ndërruar jetë.

Ai shprehet me fjalë zemre dhe shumë mall për gjyshen e tij ku shkruan: “Veç gëzim na dhe o Ije dhe kurrë në jetë nuk të harrojmë. Qofsh e xhehnetit dhe tani gëzoji engjëjt siç na gëzoje ne me çdo batutë tënden.”

Olsi Bylyku humb personin e zemrës: Gëzoji engjëjt, siç na gëzove ne…

Sakaq Olsi njihet si një djalë plot ambicie që pavarësisht vështirësive të jetës, ai ka arritur t’ia dalë dhe të bëhet njeri i sksesshëm që në moshë të re.

Pak kohë më parë partnerja e tij Egli Tako ka zbuluar së fundmi se Olsi ka marrë një angazhim të madh, pasi po ndërmerr një projekt të ri.

Përmes një postimi ajo ka zbuluar se Olsi në fakt po xhiron filmin e tij të ri. Pas gjithë këtij projekti fshihet një punë kolosale.
“Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,” shkroi ajo.