“Oooo Zot”, Erion Braçe kap mat ministren e Bujqësisë dhe e turpëron publikisht (foto)

8 muaj më parë
“Oooo Zot”, Erion Braçe kap mat ministren e Bujqësisë dhe e turpëron publikisht (foto)

Ish- zv. Kryeministri Erion Braçe nuk i ndal kritikat ndaj qeverisë, veçanërisht ndaj ministrave të veçantë. Sot Braçe ka shpërthyer kundër Ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila ka reklamuar me krenari fermën e një qytetari që ka lidhur kontratë me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, por me një gabim!

Në vend që të shkruante Bubullimë të Lushnjes, Krifca ka shkruar Bubullimë të Divjakës. Kaq ka mjaftuar që statusi i Krifcës të përfundonte në Instagramin e Braçe me një mbishkrimin ironizues në lidhje me çmimin e shalqirit.

“O Zot! Bubullima nuk është në Divjakë, është në Lushnje. Çmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë, kur t’i piqet Turit sic e njohim ne, e Apostolit sipas jush, çmimi do të jetë 4-5 lekë!”- shkruan Braçe mbi postim.

“Oooo Zot”, Erion Braçe kap mat ministren e Bujqësisë dhe e turpëron publikisht (foto)

“Sot në Bubullimë të Divjakës, në fermën e Apostolit që është i përqëndruar në kultivimin e shalqirit në një sipërfaqe reth 75 dynym.

Apostoli përfitues i skemës së naftës, ka kultivuar pa shartim një varietet shumë cilësor të shalqirit (Galaxy) të regjistruar në katalogun kombëtar të variateteve të reja. Do të jetë gati për tregtarët e Tiranës që vijnë ja marrin në parcelë për rreth një javë.

Është i kënaqur se së fundmi ka lidhur kontratë me #AZHBR për të përfituar traktor dhe agregatë që do ta ndihmojnë për të mekanizuar shërbimet në fermë. Këto janë disa nga politikat tona publike bërë efektive në shërbim të fermerit,”- shkruan Krifca.