“Oooooo”! Shqiptari me famë botërore lë gojëhapur tifozët e Fejnordit, e duartrokasin të gjithë (video)

1 vit më parë
“Oooooo”! Shqiptari me famë botërore lë gojëhapur tifozët e Fejnordit, e duartrokasin të gjithë (video)

Xhongleri shqiptar me famë botërore, Fabian Duro, ka dhënë një shfaqje spektakolare në zonën e Pedonales në kryeqytet, duke magjepsur tifozët e Fejnordit, të cilët janë grumbulluar të shumtë në numër, pak orë para finales mes Romës dhe Fejnordit që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Të habitur nga performanca e djaloshit nga Tirana, tifozët holandezë, nuk i kanë kursyer ovacionet, teksa “show” e Fabian Duros, e kanë regjistruar nëpër telefonat, për ta marrë si kujtim me vlerë nga kjo eksperiencë e bukur në tokën shqiptarë.SHIKO VIDEON

Ndërkohë, Garda e Republikës do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë. Marrja në mbrojtje e këtyre institucioneve është pjesë e planit të masave.

Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku edhe do të jetë përqendrimi më i madh i tifozëve.

Finalja e Conference League do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, mes Romës dhe Fejnordit. Kjo është hera e [parë që Shqiëpria organizon një event të tillë.

Thuhet se vendi jonë pritet të përfitojë 100 milionë euro nga kjo finale, ku padyshim më të fituarit janë hotelet dhe restorantet.