Ditën e djeshme një ngjarje e r/ndë u raportua nga mediat ku një vajzë 11-vjeçare u p*rdhúnua nga 5 djemë më të rritur se vetja.
Moment i vështirë ky, që do të mbetet përherë në memorien e saj dhe shumë i pështirë veprimi që këta 5 djem, baballarë të ardhshëm kanë arritur të vënë dorë mbi një vajzë të mitur, mbi motrën e tyre, mbi vajzën e tyre.
A mund të imagjinoni 5 burra duke prekur një fëmijë që vetëm hap sytë dhe nuk e kupton mirë se çfarë po i ndodh?
A kanë fytyrë këta 5 burra (që mos qofshin) të dalin para fytyrës së nënave të tyre, që me siguri nuk i kanë mësuar kështu, se nënat tona janë fisnike?
A kanë më fytyrë këta djemë të bëhen baballarë e të martohen, kur ata kanë qënë dhúnues të një qënie të brishtë?
Por fajin nuk e kanë këta jo! Fajin e ka ky shtet i cili nuk vendos një dën.m të përjetshëm për këta monstra, të cilët nëpër gj*kata kanë fytyrë dhe thonë ‘na provokoi’. Po si të provokoi more i pafytyrë, një vajzë në moshën 11-vjeçare nuk i njeh hiret e veta, nuk ka mësuar akoma të josh, edhe më e hedhura 11-vjeçare nuk mund të sillet kurrsesi si një e rritur.
Fajin nuk e kanë këta jo! Fajin e kanë njerëzit që kanë filluar të thonë se vajzat sot piqen më shpejt, vajzat sot kanë të dashur që 13 vjeç, mosha e pubertetit vjen më herët e femrës i vinë më shpejt menstruacionet. Mbasë këto e kanë një dozë vërtetësie, por a e dini se këto ndryshime nuk i kanë sjellë ferishtet (fëmijët), por burrat e rritur të cilët në kohën e tyre kanë qënë të pazotët të ‘kapnin’ bashkëmoshataret dhe kanë hedhur sytë drejt vajzave më të vogla, që t’iu tërheqin vëmendjen…
Po të gjithë e dimë shumë mirë se një vajzë 15-vjeçare mund të kapet më lehtë si e dashur se sa një vajzë 21 vjeçe. E pra janë këta paloburra që i kanë sjellë këto kohë të vështira, po po kjo shoqëria jonë e ndyrë është.
Këta 5 fëlliqësirat nuk kanl faj, faj kemi ne! Faj do të kenë edhe ato njerëz që do u qëndrojnë pranë. Ata meritojnë që kjo gjë tu kthehet një ditë 5-fish, aty ku iu djeg më shumë! Zjarri i ferrit është shumë pak për ta!
Sakaq vlen të shtohen edhe disa informacione lidhur me procesin hetimor ndaj këtyre 5 personave.
Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që ka tr0nditur shqiptarinë ditën e djeshme. Është mësuar se 3 nga 5 të dyshuarit për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë janë të mitur.
E mitura ka rrëfyer në p0lici se 5 persona e kanë përdh*nuar në grup për 7 orë më radhë. Katër prej përdhunuesve janë vënë në pr*nga, mes tyre edhe Ekrem Rexhepi. Në grupin e të arr*stuarve bën pjesë edhe vëllai i tij 17-vjeçar.
Ata janë lënë në b*rg pa afat nga gj*kata deri në përfundim të hetimit mbi rastin.
Rexhepi, sipas dosjeve p0licore, rezilton i dyshuar edhe më parë për vepra pen*le të ngjashme.