“Origi ka uri dhe ambicie, mund të mos e shihni 85 minuta por…”

8 muaj më parë
“Origi ka uri dhe ambicie, mund të mos e shihni 85 minuta por…”

Milani tashmë është forcuar në sulm duke bllokuar Divock Origin. Klubi kuqezi ka një marrëveshje me qendërsulmuesin belg, i cili është gati të nënshkruajë kontratën e tij per 3 vitet e ardhshme.

Pritshmëritë prej tij janë të mëdha dhe për të konfirmuar cilësitë e tij është edhe ish-portieri Jean Francois Gillet, i cili e ka njohur kur ishte i ri dhe ka folur shumë për të për Gazzetta dello Sport, duke e quajtur “fuqi, shpejtësi dhe instinkt”.

Këto janë fjalët e tij për klasën e vitit 1995: “Një kujtim i parë për Origin? Kur e takova ai ishte 17 vjeç dhe ishte gjithmonë vetëm, por ne u morëm vesh shpejt. Djalë serioz, inteligjent, punëtor dhe në fushë është si skifter. Ai është në gjendje të mos e prekë topin për tetëdhjetë minuta, vetëm për të lënduar në pesë të fundit”.

Më pas Gillet shtoi për rolin e tij të mundshëm: “Në momentet që kanë rëndësi, bën ndryshim. Në vitin 2019 ai shënoi dy gola për Barcelonën dhe një tjetër në finale ndaj Tottenham. E karakterizon shpejtësia dhe instinkti.

Do të jetë një nënshkrim i shkëlqyer për Milan. Roli i tij ideal? Përpara është një xhol. Ai mund të luajë kudo, madje edhe me një sulmues si Giroud dhe Ibra. Origi jep maksimumin kur hapësirat lirohen, pa pika referimi.

Në këtë ai duket pak si Leao. Ai nuk ka driblimin e portugezit por hapin e ka. Një lojtar i tillë, që bën diferencën nga pankina, është gjithmonë më mirë ta kesh në skuadër: është një alternative e bukur për të luajtur”.

Një konsideratë e fundit është një tjetër objektiv i fortë i kuqezinjve për këtë sesion transferimi, pikërisht Charles De Ketelaere: “A e përcaktojnë atë si Totti i Belgjikës? Ai është mëngjarash! Ai është një nga talentet më të mirë në futbollin belg. Shënon dhe jep asistime. Këtë vit ai fitoi kampionatin e tretë radhazi. Kushdo që e merr bën një goditje të madhe”.