Osmani dhe Dede kapen keq: A je në vete? E kupton çfarë po flet? Ti po bije nga Kategoria

6 muaj më parë
Osmani dhe Dede kapen keq: A je në vete? E kupton çfarë po flet? Ti po bije nga Kategoria

Ka qenë një bisedë me tone të forta ajo mes drejtorit të Tiranës, Tefik Osmani, dhe Nevil Dedes, trajner i Dinamos. Të ftuar në “Skaner” në MCN dy-ish-mbrojtësit bardheblu kanë debatuar për menaxhimin e talenteve te Tirana.

Osmani: Çfarë talentesh ke futur ti? Dede: Kukën dhe Gjumsin kush i aktivizoi i pari? Osmani: Po, pra i fute, por po bije nga kategoria.

Dede: Çfarë thua mo? Me dy muaj e gjysmë që e kisha unë do gjykosh ecurinë time ti? Osmani: Po, pra po ku i ke talentet?

Pse nuk flet për Qefalian ti? Ça interesash ke? Flet vetëm për Simonin… Dede: Ore je në terezi ti? Po unë jam trajner i Dinamos mo, sigurisht që do flas për Simonin.

Osmani: OK për Simonin, por duhet të përmendësh edhe Qefalinë e të tjerët bnë ekipe të tjera. Fol drejt. Edhe unë i Tiranës jam, por nuk mund të mos flas për Simonin. Hajde bëjmë debat këtu sy më sy, jo pas shpine.

Dede: Po pse mo ty do të pyes unë për cilin do të flas? A je në vete? E kupton çfarë po flet. Osmani: Fol drejtë se më vjen inat kështu. Tirana fitoi titullin, ka shitur lojtarë, ka siguruar të ardhura, ndërkohë nuk thua një fjalë të mirë. Dede: Posi more, do të pyesim ty se si do flasim.