Pa prisni pak, mos vallë Einxhel e ka manifestuar prej kohësh shtatëzninë e saj?!

7 muaj më parë
Pa prisni pak, mos vallë Einxhel e ka manifestuar prej kohësh shtatëzninë e saj?!

Shumë nga ju besoj e njihni çiftin qç doli nga Big brother Albania, e bëhet fjalë për Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz. Romanca e tyre filloi brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri dhe vijoi edhe jashtë.

Shumë njerëy presin të njihen me vite deri sa marrin vendimin për tu martuar dhe sërish iu duhen shumë vite për të bërë një fëmijë. Mirëpo me sa duket dz të rinjtë kanë gjetur dashurinë e jetës dhe nuk janë ygjatur shumë duke i e kaluar fayën e martesës dhe tashmë janë në pritje të një fëmije.

Diçka vërtetë shumë e bukur, pasi ndonjëherë nuk kemi pse presim me vite për ndërmarrë disa hapa, por a është rasti i Einxhel dhe Dagy një rast manifestimi për një shtatëyëni?

Ndonëse në Big Brother u krijuan disa çifte, vetëm për Einxhel dhe Dagz përflitej që në fillim për një bebe, madje edhe përpara se tu thonin ‘kur do martoheni’. Të gjithë fansat shkruanin vayhdimisht komente të tilla, gjë që e ka bërë çiftin të mendojë gjatë gjithë kohës për këtët çështje.

Manifestimi – ideja se gjithçka që ne mendojmë, realizohet.

“Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që brenda shtëpisë se do të bënte tatuazh kur ta bëja baba”- tha Einxhel dhe hmm, duket si manifestim pa vetëdije.

“Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit I thashë më duket se po të bëj hallë. Testin e bëra shumë vonë”, – vijoi Einxhel.

Madje Einxhel në postimet e para pas daljes nga Big Brother shkruante se ajo dhe Dagz mund të ishin ‘cool parents’, pra prindër të lezetshëm dhe patjetër ne mund të mendjmë se ata e kanë manifestuar këtë bebush aq shumë sa kanë folur për të.

Gjithsesi, duke qenë se Einxhel dhe Dagz nuk prisnin fare të bëheshin prindër, mendojmë se e kanë manifestuar bebushin/en e tyre dhe kjo është prova që të duhet për të besuar në fuqinë e universit.