Pa Theo Hernandez ndaj Empolit? Alternativat e Stefano Piolit!

1 javë më parë
Pa Theo Hernandez ndaj Empolit? Alternativat e Stefano Piolit!

Theo Hernandez pësoi një lëndim muskulor në humbjen e Milan ndaj Napolit dhe ai të paktën do të humbasë ndeshjen kundër Empolit pas pushimit. Dy lojtarë janë në garë për ta zëvendësuar.

Hernandez ishte një nga lojtarët më të mirë të Milanit kundër Napolit dhe ai asistoi Olivier Giroud për barazimin. Kuqezinjtë ishin të pafat që nuk morën as një pikë dhe lëndimi i shtuar i ka lënë tifozët me një shije shumë të hidhur.

Siç theksohet nga SempreMilan.it, janë dy lojtarë në garë për të zëvendësuar Hernandez kundër Empolit: Fode Ballo-Toure dhe Sergino Dest. I pari është zëvendësuesi natyror, por ai nuk ka bindur aq shumë gjatë periudhës së tij në Milano.

Dest shkaktoi një penallti kundër Napolit dhe nuk është saktësisht nje zgjedhje e preferuar, por ai ka më shumë potencial se Ballo-Toure. Java e ardhshme do të jetë e rëndësishme për Stefano Pioli që të vendosë mbrojtësin e tij të ri të majtë për përballjen me Empolin, pasi të dy janë aktualisht te therritur ne kombetare.

Milani shpreson që të rikthehet Hernandez për ndeshjen kundër Chelseat, si dhe atë kundër Juventusit. Francezi mund te ishte zevendesuar dhe sdo ta kishte agravuar shqetesimin por sakrifikoi sepse e dinte se Milani kishte nevoje ne ate ndeshje.

Nese do te kishte qene Florenzi, sigurisht qe do te kishte qene ai i perzgjedhuri. Ekziston edhe nje mundesi qe Kalulu te luaje i majte pasi edhe ai e ka bere, ose Calabria dhe Kalulu te zhvendoset ne te djathte. Gjithcka do te analizohet me kujdes.