Paç fatin e djalit të Abedinit! Do rikthehet sërish në Premier League, e kërkon ish-trajneri i tij

8 muaj më parë
Paç fatin e djalit të Abedinit! Do rikthehet sërish në Premier League, e kërkon ish-trajneri i tij

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi gjatë kësaj merkatoje, pasi i përfundon kontrata në fund të qershorit.

Për 27-vjeçarin kanë shfaqur interes disa skuadra në La Liga, Seria A, por nuk mungon as Premierliga angleze, aty ku edhdebutuar si profesionist me fanellën e skuadrës së Mançester Junajted.

Sipas “Dario de Silva”, Uest Hemi është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për lojtarin shqiptarë, teksa trajneri Dejvid Mojs kërkon ribashkimin me Januzaj te skuadra angleze.

Real Betis dhe Napoli janë dy skuadrat e tjera që janë serioze për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm dhe për shumë sezone tjera.

Uest Hami do të jetë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, ndërsa Napoli dhe Betis mund të ofrojnë futboll në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Tashmë gjithçka mbetet në duart e Januzajt dhe dëshira e tij për të luajtur në njërin prej 3 kampionateve më të forta europiane, Angli, Spanjë, apo Itali.