Pacientët mund të shpëtojnë nga kanceri! Kjo është metoda e re e zbuluar nga mjekët

9 muaj më parë
Pacientët mund të shpëtojnë nga kanceri! Kjo është metoda e re e zbuluar nga mjekët

Kanceri është një ndër sëmundje që shpesh njerëyit nuk gjejnë shpëtim, por tashmë një metodë e re e trajtimit të kësaj sëmundje po sjell shpresë për të gjithë pacientët.

Mjekët tregojnë se një trajtim i tillë si IMUNOTERAPIA, po përdor sistemin imunitar në mënzrë që tl eleminohen qelizat e kancerit dhe mund të shpëtojë pacientët, në rastet kur metodat e tjera si kirurgjia, radioterapia ose kimioterapia, kanë dështuar. Megjithatë, nuk mund t’i ndihmojë të gjithë pacientët dhe disa tumore mund të evoluojnë për t’i rezistuar.

Në Britani është gjetur një metodë tjetër edhe më e përparuar që quhet imunoterapia e kombinuar me guadecitabinë, një ilaç i ri eksperimental – i cili mund të ndryshojë rezistencën e kancerit ndaj imunoterapisë.

Kombinimi i pembrolizumabit, një ilaç imunoterapie, dhe guadecitabinës, ndaloi përparimin e kancerit në më shumë se një të tretën e pacientëve të regjistruar në provën e hershme të fazës së parë. Rezultatet janë publikuar në Journal for ImmunoTherapy of Cancer.

Kombinimi i dyfishtë mund të bëhet një armë e re efektive kundër disa formave të kancerit, thanë ekspertët në Institutin e Kërkimit të Kancerit dhe Fondacionin Royal Marsden.

Pacientët në provë, nga spitali Royal Marsden dhe University College London, përfshinin ata me kancer të mushkërive, gjirit, prostatës dhe zorrëve.

Udhëheqësja e studimit, Dr. Anna Minchom, një shkencëtare dhe onkologe, tha: “Imunoterapia ka treguar rezultate të mahnitshme në kujdesin ndaj kancerit gjatë dekadës së fundit, por nuk funksionon mirë në të gjitha kanceret dhe kanceret shpesh mund të bëhen rezistente. Ky kombinim mund të jetë një mënyrë për të luftuar kancerin edhe pasi ai të ketë pushuar së reaguari ndaj imunoterapisë.”