Paketa De Ketelaere-Lang kërkon një “sakrificë” te Milani! Tuttosport: “Vetëm po u shit ai…”

8 muaj më parë
Paketa De Ketelaere-Lang kërkon një “sakrificë” te Milani! Tuttosport: “Vetëm po u shit ai…”

Tashme te gjithe e dine se thembra e Akilit te Milani sezonin e shkuar ishte cilesia ne 30 metrat e fundit duke perjashtuar Rafa Leaon. Milan dëshiron të rrisë cilësinë në ate repart. Scudetto nuk i fshehu problemet që patën, por tashme merkato mund t’i japë një zgjidhje kësaj situate.

Emrat janë ata të javëve të fundit: Noa Lang, De Ketelaere dhe Zaniolo. Siç shkruan Tuttosport, në fund ndoshta do të fitojë playmakeri holandez kete gare. Noa Lang duket se është një hap larg Milanit.

Kështu ka thënë Valentijn Driessen, redaktor i gazetës “De Telegraaf”. Anësori holandez i pelqen drejtuesve për shumë muaj për shkak të fleksibilitetit të tij në fushë. Lang ka lindur si një anësor sulmues, por lojtarit i pëlqen të bëjë shumë larmi në vijën e parë.

Në këtë sezon qe mbaroi, lojtari i rritur te Ajax dhe qe kaloi te Brugge, i datelindjes 1999-ës ka mbuluar të gjitha rolet e sulmit, duke shenuar 9 gola ​​dhe dhuruar 14 asistime.

Por, në rast të një oferte interesante për Ante Rebic – rreth 15 milionë euro – Milani mund të sakrifikojë kroatin për të shkuar te Charles De Ketelaere. Belgu është një profil shumë popullor dhe, sipas Tuttosport, kuqezinjtë mund t’i kërkojnë Brugge paketën e plotë për të marrë një zbritje të përgjithshme për Lang dhe De Ketelaere (40-45 milionë euro).

Deri tani per Rebic ka disa oferta por Milani kerkon te vije ajo e duhura pasi e konsideron element thelbesor kroatin qe sezonin e shkuar per shkak demtimesh nuk pati mundesine te jepte kontributin e tij.