Parisi dhe Mynihu janë dy qytetet me pronat e patundshme më të shtrenjta, pas tyre vjen Londra dhe…

1 muaj më parë
Parisi dhe Mynihu janë dy qytetet me pronat e patundshme më të shtrenjta, pas tyre vjen Londra dhe…

Së fundmi Deltoite ka publikuar një shkrim, ku paraqitet se dy Parisi dhe Mynihu janë dy qytetet që kanë pasuritë e patundshme më të shtrenjta në Europë.

Të gjithë ata që duan të blenë një pronë në këto dy qytete paguajnë mesatarisht një shumë prej 10.500 eurosh për metër katrorë. ndërkohë blerësit e Parisit paguajnë më shumë, rreth 13.462 euro për metër katrorë.

Këto dy qytete ndiqen nga pas nga Londra, Osloja dhe Frankfurti kanë qenë më të lira me rreth 8.400 euro në muaj. sakaq në dy qytetet bullgare Varna dhe Burgas në Detin e Zi, kanë pasur banesa të reja me një mesatare prej rreth 900 eurove për metër katrorë.

Ekspertët e Deloitte-s kanë analizuar 68 qytete të mëdha në 23 shtete. Eksperti për patundshmëri, Michael Müller, ka thënë se çmimet e ndërtimit janë rritur në Evropë.

Problemet në zinxhirin e furnizimit dhe mungesa e materialeve ndërtuese, kanë rritur rreziqet në planifikim dhe ekzekutim të projekteve ndërtuese.

Mungesa e stafit dhe inflacioni janë duke rritur çmimet edhe më shumë, ka thënë Muller. Megjithatë, rritja e normave të interesit mund të ulë kërkesën dhe rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.

Në shumë qytete evropiane, strehimi i refugjatëve nga Ukraina ka prekur tregun e pronave – sidomos në Poloni, Sllovaki dhe Hungari – meqë ka pasur ulje të ofertave për qiradhënie në tremujorin e dytë të vitit 2022./REL/