Parisit i humb qeni, lum ai që e gjen! Do ketë një shpërblim të majmë

1 javë më parë
Parisit i humb qeni, lum ai që e gjen! Do ketë një shpërblim të majmë

Paris Hilton po kalon momente të vështira pasi qeni i saj është zhdukur dhe përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale ajo u bën thirrje ndjekësve të saj për ndihmë.

Për më tepër, ylli i famshëm botëror ka vënë në dispozicion dhe një shpërblim të madh për ata që e ndihmojnë ta gjejë qenin e saj.

Sipas Daily Mail, trashëgimtarja 41-vjeçare ka postuar në Instagram një poster të qenit të saj të zhdukur, të quajtur Diamond Baby.

“Nëse keni ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Diamond Baby ose besoni se e keni parë atë, ju lutemi kontaktoni [email protected],” shkroi Hilton.

Parisit i humb qeni, lum ai që e gjen! Do ketë një shpërblim të majmë

Kështu, Hilton tha se jo vetëm që do të ofrojë një shpërblim për këdo që di diçka për zhdukjen e qenit të saj, por edhe se hetimet do të ndihmohen nga një detektiv privat, së bashku me dronët.

“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta gjetur atë”, tha më tej Paris Hilton. Shumë fansa i kanë dalë në mbështetje Parisit dhe janë shprehur të gatshëm për ta ndihmuar në gjetjen e qenushit.