Pas 11-vjeçares, një tjetër e mitur dhúnohet s*ksualisht në Kosovë

3 muaj më parë
Pas 11-vjeçares, një tjetër e mitur dhúnohet s*ksualisht në Kosovë

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë që tronditi vendin, janë raportuar edhe disa raste të sulmeve seksuale. Një ngjarje e tillë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, pas orës 23:00 në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku viktimë është një e mitur.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçare, e cila ka raportuar në P0lici se është s/lmuar s*ksualisht nga i dashuri i saj, 18-vjeçar, me të cilin kishin krijuar lidhje që nga viti i kaluar.

Përveç sulmit seksual, i riu (emër i njohur për redaksinë) po hetohet edhe për veprën penale “shtrëngim”, që dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës sa ka qenë në lidhje dashurie me të miturën, shkruan Sinjali.

Si rezultat i denoncimit, P0licia është aktivizuar dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion p0licor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Ndaj tij, Pr0kurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit p*nal brenda afatit ligjor.