Pas Ardon Jasharit, Zvicra merr edhe shqiptarin e Juventusit! Kosova dhe Shqipëria mbeten thatë

1 javë më parë
Pas Ardon Jasharit, Zvicra merr edhe shqiptarin e Juventusit! Kosova dhe Shqipëria mbeten thatë

Mbrojtësi 19-vjeçar, Albian Hajdari, është ftuar nga përfaqësuesja U21 e Zvicrës. Pasi Ardon Jashari u ftua nga Zvicra A dhe Beqir Omeragiq do të mungojë po ashtu, selektori i U21 të Zvicrës, Patrick Rahmen, ftoi të hënën Hajdarin dhe Serge Muellerin.

Shpresat e Zvicrës luajnë miqësore me Japoninë dhe Norvegjinë. Hajdari fillimisht u ftua nga Zvicra U20 dhe tani grumbullohet me U21.

Hajdari është lojtar i Juventusit, por i huazuar te Lugano e Superligës së Zvicrës. Ai ka luajtur për U16 e U17 të Zvicrës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka tentuar të bind mesfushorin e talentuar Ardon Jashari që t’i bashkohet Kosovës, por gjatës ditës së hënë lojtari pranoi ftesën e Zvicrës, kështu thotë drejtori Muharrem Sahiti në një bisedë për gazetën Nacionale.

Kombëtarja e Zvicrës përmes një komunikate zyrtare ditën e hënë konfirmoi se Jashari do të jetë prurja e re te ekipi A, duke zëvendësuar të lënduarin Noah Okafor.

Sidoqoftë, para se t’i bashkohej Zvicrës, FFK provoi ta bind që të vinte të luante për fanellën ‘dardane’, mirëpo që fatkeqësisht bisedimet mesa duket nuk rezultuan të suksesshme.