Pas Asllanit, ikën edhe Bajrami nga Empoli për… 15 milionë euro

9 muaj më parë
Pas Asllanit, ikën edhe Bajrami nga Empoli për… 15 milionë euro

Agjenti i njohur, Fali Ramadani ishte dje në Firenze për të negociuar rinovimin e kontratës së trajnerit Vincenzo Italiano me klubin e Fiorentinës, megjithatë mediat italiane janë të bindura se në tavolinë u fol edhe për një futbollist.

Bëhet fjalë për fantazistin e kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili përfaqësohet pikërisht nga Ramadani dhe ka zgjuar interesin e disa klubeve të Serisë A.

Drejtuesit e Fiorentinës kanë marrë informacione mbi një transferim të mundshëm të Bajramit, duke qenë se edhe me Empolin kanë marrëdhënie të mira, teksa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Trajneri Italiano është i bindur që Bajrami mund të bëjë mirë si fantazist, ose mesfushor në skemën 4-3-3, ndaj ka kërkuar t’ia vënë në dispozicion, teksa në ditët e ardhshme pritet të nisin negociatat edhe me Empolin.

Empoli arriti të mbiejtonte këtë sezon në Serie A dhe sigurisht një meritë të madhe patën edhe dy kuqezinjtë, dy mesfushorët, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani.

I pari është transferuar tek interi, nga dita në ditë pritet zyrtarizimi nga të dy klubet, por marrëveshja është mbyllur. Pas Asllanit, duket se do ikë edhe Bajrami.