Pas Gramshit ndodh në Berat/ Kapen dy turistë fotografuan uzinën e àrmëve në Poliçan

1 muaj më parë
Pas Gramshit ndodh në Berat/ Kapen dy turistë fotografuan uzinën e àrmëve në Poliçan

Pas sulmit që u regjistrua dje në uzinën e Gramshit, ditën e sotme është regjstruar e njëjta situatë edhe në qytetin e Beratit, në uzinën e Poliçanit.

Policia e Beratit ka konstatuar se 2 makina me targa të huaja pranë zonës teksa fotografonin vendin. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas të huaj, të cilët janë kapur mat duke fotografuar konkretisht tunelet dhe fabrikën e fishekëve në Poliçan.

Momentalisht policià ushtàrake është ende në uzinën e Poliçanit dhe në vijim pritet të shkojnë prokurorët dhe grupi hetimor, për të zbardhur më tej detajet mbi këtë ngjarje tashmë të përsëritur.

Ende nuk dihen emrat e personave që janv kapur ditën e sotme, por dyshimet e para shkojnë për spiunazh, duke qënë se nuk ndodh dhe aq shpesh që dikush të fotografojë zona të tilla, të cilat nuk janë të frekuentueshme në masë as nga qytetarët vendas.

Rikujtojmë se ditën e djeshme, 3 turistv të huaj, janë kapur teksa fotografonin dhe filmonin ambjentet në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë

Kujtojmë se dje u arrestuan tre të huaj të dyshuar si spiunë, dy rusë dhe një ukrainas, pasi tentuan të hynin në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, ndërsa sulmuan dy ushtarë shqiptarë.