Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet për ndeshjet kundër Islandës më 6 qershor në transfertë, Izraelit në shtëpi më 10 qershor dhe miqësores me Estoninë në datën 13 qershor në stadiumin “Air Albania”.
Skuadra ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në Durrës, aty ku është grumbulluar. Me grupin është bashkuar edhe mbrojtësi Marash Kumbulla i cili këto ditë ka festuar me Romën trofeun e Ligës së Konferencës.
Njëkohësisht, është paraqitur edhe portieri i Kukësit, Angelo Tafas, i cili do të qëndrojë disa ditë me kuqezinjtë si pjesë e grupit të Shpresave që stërvitet me ta.
Stërvitja filloi në orën 15:30 nën urdhrat e teknikut Reja, ndërsa për Elseid Hysajn dhe Etrit Berishën filloi ne 16:45.Këto 45 minuta i kanë shërbyer dy lojtarëve që aktivizohen në Itali për të punuar me disa ushtrime force.
Ndërkohë që me ta është bashkuar edhe Enea Mihaj i cili po ashtu ka punuar punon individualisht. Teksa minutat kalonin, grupi i plotësua me futbollistët e tjerë.
M përjashtim të Brojës, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID dhe vetëm pasi të rezultojë negativ do të mund të udhëtojë për t’iu bashkuar kombëtares.