Pas lajmeve të rreme që dolën për të, Eni Çobani merr vendimin për t’u bërë avokate e VIP-ave

8 muaj më parë
Pas lajmeve të rreme që dolën për të, Eni Çobani merr vendimin për t’u bërë avokate e VIP-ave

Eni Çobani ka reaguar pas lajmeve të rreme që qarkulluan në disa media online se ajo ajo kishte ndërruar jetë.“Kam kërkuar që lajmi të hiqet, por ende nuk është hequr. Ma merr mendja se e di kush e ka publikuar, por s’po them emra publikisht.

Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës”, – vazhdoi juristja e revoltuar duke u bërë thirrje të gjithë portaleve që kanë postuar lajmin e rremë për të.

E ftuar në “Wake up”, Çobani tha se ka vendosur që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjor dhe zbuloi gjithashtu se ka marrë shumë telefonata nga personazhe VIP, të cilët ajo thotë se është gati t’i përfaqësojë ligjërisht.

“Nuk e di fare se kush janë, do të mbaj fjalën që kam thënë që do të lejoj këtë javë të shikoj veprimin që ata do kryejnë.

Dhe ditën e hënë kam vendosur që të paraqitem vëtë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për të filluar unë vetë, nëse duan mund të më bashkohen edhe shumë të tjerë që më kanë telefonuar, kryesisht njerëz publikë.

Unë jam e mirëpritur t’i përfaqësoj edhe ata sepse kjo gjë duhet të marrë fund. Nuk mund të bëhen të tilla lajme negative dhe që sjellin negativitet”, tha juristja.