Pas Xhakomo Vrionit, tani ndërron ekip edhe vëllai i tij! Konsiderohet talent i madh

10 muaj më parë
Pas Xhakomo Vrionit, tani ndërron ekip edhe vëllai i tij! Konsiderohet talent i madh

Alesio Vrioni duket se po ecën në hapat e vëllait të tij të madh, Xhakomos, duke u konfirmuar pak nga pak si një sulmues i cili mund të bëjë diferencën.

Pasi shkëlqeu në kampionatet e moshave me Ankona Metelika, ai ka vendosur që të provojë tashmë të luajë me profesionistët, edhe pse është vetëm 18-vjeçar.

Skuadra e sapongjitur në Serinë D Italiane, Vigor Senigalia, ka bërë të ditur se ka nënshkruar me sulmuesin e ri shqiptar, duke e huazuar për nja vit nga Ankona Metelika, me të cilën është endë nën kontratë.

Klubi i ri do t’i ofrojë mundësinë Vrionit që të luajë rregullisht në këtë kampionat dhe të tentojë që të sigurojë minuta të rëndësishme mes profesionistëve.

Kjo është arsyeja pse ai pranoi që të luante në Serinë D, duke pasur parasysh se kishte oferta të tjera edhe nga klube të Serisë B, por ku nuk kishte minutazh të garantuar.

Vrioni ka qenë pjesë e përfaqësueses U17 të Shqipërisë dhe në këtë edicion pritet edhe të bëhet pjesë e kombëtares U19 të drejtuar nga Armando Cungu, i cili e ka ftuar në grumbullimin e radhës.