Në takimin e zakonshëm me Filo Rossonero, gazetari Carlo Pellegatti iu përgjigj tre pyetjeve të tifozëve për çështjet e ditës, duke perfshire Hakim Ziyech, Alexis Saelemaekers dhe Junior Messias.
Cilat janë pengesat për të blerë Ziyech? “Paga sigurisht: merr 6 milionë euro dhe nuk ka as Dekret Rritjeje, zakonisht Milani, përveç Ibrahimovic, nuk ndjek lojtarë me rrogë mbi 5 milionë euro.
Pastaj, pengesa e dytë është se ata duan nje huazim me detyrim blerje, Milani kerkon me te drejte. Duhet të shohim vleren. Milani nuk do të dëshironte të shkonte përtej 25 mln eurove. Unë do të preferoja detyrimin për ta blere më shumë sesa të drejtën për ta blere”
Kush mund të jetë, ndër sugjerimet e shumta të merkatos, profili i parë që arrin në Milanello sipas teje? “Më pak i largët do të ishte Ziyech, De Ketelaere ka përfshirjen e Southampton si dhe Leeds dhe Leicester, ndaj ka distancë.
Nëse çdo lojtar për të cilin vendosim bast e merr një klub mesatar anglez, atëherë bëhet e vështirë të kapësh të gjithë lojtarët e mirë. Nese de Ketelaere e duan vetëm skuadrat e mesme, Milani ka të drejtë të ofrojë çmimin e vlerës aktuale të lojtarit: sepse nëse ai është i mirë, pse nuk futen te medhate ne gare?!”…