Pellegatti nuk ka dyshime: “Me 70-80 mln euro siguron sulmin disa vite…”

2 muaj më parë
Pellegatti nuk ka dyshime: “Me 70-80 mln euro siguron sulmin disa vite…”

Gazetari Carlo Pellegatti ka sugjeruar që Milan do të kërkojë të forcojë sulmin në dy pozicione verën e ardhshme dhe ai emëroi dy objektiva të ‘ëndrave’. Pellegatti publikoi mendimet e tij në një editorial në MilanNews.

Ne kete editorial gazetari i besimit kuqezi pranoi se është e vështirë të hipotezosh strategjitë e Paolo Maldinit dhe Ricky Massara sepse ato mund të ndryshojnë rrjedhshëm bazuar në situata të ndryshme.

Megjithatë, një sulmues i ri do të nevojitet në një moment duke pasur parasysh moshën e Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud plus faktin që Divock Origi deri më tani ka vuajtur me probleme dëmtimi pasi ka ardhur nga Liverpool.

Pellegatti beson se Armando Broja i Chelseat mund të jetë një objektiv për Milanin pas dy sezoneve të mira në huazim me Vitesse Arnhem dhe më pas në Premier League te Southampton. Ai do të kushtonte 25-40 milionë euro dhe marrëdhëniet e mira mes pronësisë amerikane – Todd Boehly dhe RedBird – mund të ndihmojnë.

Më pas, gazetari shkruan se si ‘ëndrra e tij e vërtetë’ është Luis Sinisterra, një lojtar që mund të zërë krahun e majtë dhe të djathtë që do të thotë se do të ishte një alternativë ndaj Junior Messias dhe/ose Alexis Saelemaekers, por gjithashtu mund të mbushte një boshllëk edhe ne krahun e Rafael Leao.

Ai përshkruhet se ka ‘lëvizje elegante’, ‘driblime spektakolare’ dhe ‘një gjuajtje të jashtëzakonshme’ dhe me sa duket mund të shitet për 35-40 milionë euro nga Leeds United. Ai eshte formuar te Feyenoord ku ka rene ne sy.