Pep Guardiola merr vendimin e papritur për portierin e Kosovës Aro Muric

8 muaj më parë
Pep Guardiola merr vendimin e papritur për portierin e Kosovës Aro Muric

Manchester City e ka marrë vendimin final për Arijanet Muriçin. Portieri dardan është huazuar vazhdimisht në vitet e fundit në liga të ndryshme.

Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme që kampioni i ri anglez të bindet për ta rikthyer në “Etihad Stadium” futbollistin e lindur dhe të rritur në Zvicër.

Në sezonet e fundit, portieri shqiptar nga Mali i Zi ishte huazuar në ekipet si NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II dhe Adana Demirspor, ku e kaloi edicionin që sapo përfundoi.

Portali britanik “mancitysquare” raporton se “Citizens” kanë vendosur që përfundimisht ta shesin 23 vjeçarin, njëjtë si disa futbollistë të tjerë, për të nxjerrë sadopak para nga shitja e tyre, për të bërë përforcime të reja.

Muriç nuk e ka bindur më trajnerin Pep Guardiola dhe spanjolli ka hequr përfundimisht dorë nga gjiganti i portës.Mbetet të shihet se cili klub do ta blejë kartonin e portierit të Kosovës.

Sezonin e fundit, Muric mbrojti portën e Adana në Superligën turke dhe ka bërë super paraqitje duke treguar një nivel të lart, shumë ndryshe nga Eredivisie në Holandë ku ishte një zhgënjim i vërtetë.