Përdhúnimi i 11-vjeçares/ Dafina Zeqiri shpërthen në lot: Mund të ishte vajza jote o njeri!

7 muaj më parë
Përdhúnimi i 11-vjeçares/ Dafina Zeqiri shpërthen në lot: Mund të ishte vajza jote o njeri!

Ngjarje e ndodhur dje në Kosovë ka tr0nditur mbarë opinionin publik, ku 5 djem kanë përdh*nuar një vajzë 11-vjeçare. Kjo ngjarje solli reagimin e shumë njerëzve përfshirë këtu edhe personazhet publikë.

Së fundmi ka qënë këngëtarja Dafina Zeqiri, ajo e cila ka reaguar për situatën përmes një videoje në rrjetet sociale. Ajo shfaqet e përlotur dhe bën thirrje që të gjithë të kenë kujdes.

Për këtë ngjarje, një protestë do të zhvillohet më 31 gusht, ora 12:00 tek “Zahir Pajaziti”. Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet e përlotur.

“Po bëhem nervoz. Këto janë çështje shumë serioze”, thotë ajo duke shtuar se ndihet keq nga disa njerëz që e kanë paragjykuar ngjarjen.

“Kini kujdes. Ne jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Mund të isha unë? Ti? Motra jote? Mamaja jote” shkruan ajo. “Unë po luftoj të them fjalët që dua të them. Ndaloni këto dreq “kqyre qysh po visheni? Po nxirrni këngë seksi? Po dridheni n’clube? Nuk ke të drejtë të marrësh atë që nuk të përket.”, shton ajo.

Të gjithë duhet të jenë në shesh dhe kësaj here më fuqishëm se kurrë, kjo sepse çdo herë janë bërë protesta, por asgjë nuk ka ndryshuar. Secili nga ju duhet të vërë dorën në zemër dhe të mendojë sikur të ishte fëmija i tij.