Meshkujt pijanecë janë të shumtë në timon, por nuk mungojnë as femrat. Një 38-vjeçare nga Tirana është ndaluar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjende të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan në flagrancë shtetasen M. I., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur”, indormojnë blutë.
Përdorimi i alkoolit në timon është një nga kontrollet kryesore që Policia Rrugore e kryeqytetit po kryen testet tek shoferët e të gjitha moshave.
Vetëm për këtë shkelje, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë konstatuar mbi 1 mijë e 500 shoferë nën ndikimin e alkoolit.
Kohët e fundit shqetësues është edhe fenomeni i femrave që janë gjetur në timon në gjendje të dehur. Po ashtu shqetësues është edhe numri i shoferëve të ndaluar nën përdorimin e lëndëve narkotike.
“Gjatë këtyre 5 muajve kemi shtim të rasteve të përdorimit nga drejtueset e mjeteve që janë femra”m konstatoi specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka në një intervistë për Abc disa ditë më parë.