Pioli bllokoi shitjen e tij në verë, tani ka ardhur momenti t’ia rikëmbejë besimin!

8 muaj më parë
Pioli bllokoi shitjen e tij në verë, tani ka ardhur momenti t’ia rikëmbejë besimin!

E ardhmja e Fode Ballo-Toure vazhdon të ngjall spekulime pasi mbrojtësi i krahut nuk është përdorur shumë nga Stefano Pioli që nga ardhja e tij verën e kaluar. Calciomercato.com shkruan se si Pioli do të duhet të bëjë pa Mike Maignan dhe Theo Hernandez për të paktën dy ndeshjet e ardhshme.

I pari është një nga portierët më të mirë në botë dhe është lider, ndërsa i dyti është padiskutim nje nder mbrojtesit e krahut me te forte ne kontinent dhe madje eshte edhe nje avantazh per faktin se sulmon perpara.

Kjo është arsyeja pse Ciprian Tatarușanu dhe Fode Ballo-Touré presin të thirren për të mbushur boshllëqet përkatëse dhe ata janë dy lojtarë që mund të ishin larguar nga Milani verën e kaluar, sepse ishin të pakënaqur për shkak të mungesës së aktivizimit.

Theo është pothuajse i sigurt se do të mungojë në ndeshjet jashtë fushe kundër Empolit në Serie A dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve, me një fije shprese se do të kthehet per ndeshjen kundër Juventusit. Pioli ka disa opsione për ta zëvendësuar atë, të tilla si zhvendosja e Sergino Dest në anën e majtë ose përdorimi i një mbrojtjeje me tre lojtarë.

Megjithatë, zëvendësuesi natyror është Ballo-Toure dhe ai opsion është favorit për ndeshjen kundër Empolit, kështu që ndërkombëtari senegal duhet të ketë një mundësi të shkëlqyer për të demonstruar se çfarë është i aftë dhe të zhduke një sezon të parë te Milani që kishte më shumë ane negative se sa pozitive.

Ai ishte në fakt një hap larg shitjes te Galatasaray, por Pioli e bllokoi shitjen sepse pa shenja inkurajuese në periudhen parasezonale dhe dëshiron të përpiqet ta ndihmojë atë të rritet. Tani, okazioni është paraqitur.