Sergino Dest deri më tani nuk ka qenë në gjendje të tregojë cilësitë e tij që nga mbërritja te Milan, dhe paraqitja e tij e fundit i aktivizuar nga stoli nuk dha pershtypje te mira. Pavarësisht se është mbrojtës i krahut, faza e mbrojtjes nuk është pika më e fortë e lojës së Destit dhe kjo u pa kur ai shkaktoi penallti kundër Napolit të dielën mbrëma pas një sfide te humbur ndaj Khvicha Kvaratskhelia.
Megjithatë, nga Milanello raportojnë se Stefano Pioli është i bindur se më e mira nuk do të vijë ende nga Desti, sepse amerikani mund të shfrytëzohet edhe në fazën e sulmit kur Alessandro Florenzi të kthehet në dispozicion.
Deri atëherë duhet të ketë alternim mes të huazuarit të Barcelonës dhe kapitenit Davide Calabria. Numri i madh i ndeshjeve do të thotë që nevojitet rotacion dhe Dest nuk ka shumë kohë për t’u përshtatur me futbollin italian.
Ndeshjet kundër Chelsea dhe Juventus jane ne sfond dhe të cilat mund të jenë të mëdha në skemën e sezonit. Pioli ka punuar tashmë me Diogo Dalot, një lojtar shumë i ngjashëm me amerikanin për sa i përket situatës së tij.
Dalot mberriti nga Manchester United dhe pas nje fillimi jo edhe aq premtues me vone u be nje element me rendesi edhe pse ne fund Manchester United vendosi ta ktheje ne Old Trafford.
Ai eksperiment me portugezin solli rezultate pozitive deri në fund – sidomos në garat evropiane – dhe mund të përsëritej me Destin me shumë punë dhe sidomos shume keshilla nga trajneri.