Mungesa e Theo Hernandez mund të detyrojë Stefano Pioli të ndryshojë sistemet në funksion të një grupi shumë sfidues ndeshjesh. Nuk dihet ende saktësisht se sa kohë francezi do të jetë jashtë pasi pësoi një problem që e detyroi atë të humbasë ndeshjet me Francen gjatë impenjimeve ndërkombëtare.
Por raportet e shumta sugjerojnë se ai synon ndeshjen në shtëpi ndaj Juventusit që do të thotë se ai do të mungonte ndeshjet ndaj Empolit dhe Chelsea. Sipas raportimeve nga edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport, Pioli po konsideron një ndryshim të formacionit për të kompensuar mungesën e Theo në ndeshjet e ardhshme.
Ideja e trajnerit të kuqezinjve është që t’i japë më shumë mbulim skuadrës duke vendosur një mbrojtje me tre lojtarë të përbërë nga Fikayo Tomori, Simon Kjaer dhe Pierre Kalulu si qendërmbrojtës, me Fode Ballo-Toure ose Davide Calabria në të majtë me Sergino Dest në të djathtë.
Mes të lënduarve te Milani janë Ante Rebic dhe Divock Origi të cilët janë në bokse prej gati një muaji. Kroati dhe belgu u stërvitën veçmas dje dhe statusi i tyre për udhëtimin në Empoli nuk është ende i qartë.
Sot me siguri do të ketë një azhornim. Nëse dy sulmuesit do të duhej të stërviteshin veçmas, padyshim që do të ishte e vështirë t’i merrte në konsideratë për udhëtimin në Toskanë ndaj Empolit dhe me shume mundesi do te kishte per Chelsea-Milan.