Pioli përpilon axhendën | Miqësoret verore të Milanit, datat dhe oraret e grumbullimeve

8 muaj më parë
Pioli përpilon axhendën | Miqësoret verore të Milanit, datat dhe oraret e grumbullimeve

Në këtë moment, Milani është në pushime, me lojtarët dhe stafin duke shijuar këto ditë pushimi të merituar pas fitimit të Scudetto-s që fitoi pothuajse një muaj më parë. Kuqezinjtë do të takohen të gjithë në Milanello më 4 korrikun e ardhshëm, siç është konfirmuar këtë mëngjes nga Tuttosport.

Por grupi do të jetë i kompletuar vetëm nga 14 korriku. Në fakt, në këtë datë do të mbërrijnë edhe lojtarët e fundit që kanë qenë të zënë me kombëtaret e tyre në javët e fundit, ndaj nuk kanë shkuar ende për pushime.

Në këtë periudhë të parë janë planifikuar dy miqësore: një në kampin stërvitor dhe një në Gjermani kundër Koln, më 16 korrik. Në qendrën sportive Carnago do të punojnë deri në fund të muajit dhe më pas do të nisen për një javë në Klagenfurt të Austrisë.

Këtu janë planifikuar edhe dy ndeshje të tjera miqësore, të cilat do të luhen më 23 dhe 27 korrik. Në fund të grumbullimit ata do të kthehen më pas në Milanello, ku do te përgatitet një tjetër ndeshje kundër një skuadre të Serisë B.

Gjithashtu po përcaktohet edhe Trofeu i Berlusconit në Brianteo, në të cilin skuadra e Stefano Piolit do të përballet me Monza-n e sapongjitur ne Serie A. Një punë shumë e gjerë pra për kuqezinjtë të cilët do të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo për të përballuar kampionatin e Serisë A 2022/23 si kampionë në fuqi, i cili do të nisë më 13 gusht. Fillimi i Ligës së Kampionëve është planifikuar për në 6 shtator dhe edhe këtu Djalli dëshiron të jetë protagonist.