Pique puthet, Shakira ‘qan’/ Çfarë pati e dashura e re më shumë që ia rrëmbeu futbollistin?

3 muaj më parë
Pique puthet, Shakira ‘qan’/ Çfarë pati e dashura e re më shumë që ia rrëmbeu futbollistin?

Të dashur miq me sa duket drama Shakira-Pique do të zgjasë edhe disa kohë, kjo pasi mediat akoma po marrin në shqyrtim të thellë se çfarë ka ndodhur me çiftin.

Këngëtarja Shakira vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërkohë që futbollisti Pique po shijon lidhjen e re të dashurisë me Clara Chia-n.

Mediat e huaja e kanë cilësuar si mjaft të ‘zonja’ të dashurën e re të Pique, pasi ajo arriti të futet shumë shpejt në rrethet e ngushta të Pique.

Raportohet se e reja ka marrëdhënie të mira me familjarët dhe miqtë e Pique. Nga ana tjetër, Shakira nuk arriti dot për 12 vite që të ‘depërtonte’ në miqësinë e ngushtë të ish-it të saj.

Madje, këngëtarja me famë botërore thuhet se nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique. “Shefja” ishte nofka për Shakirën, pasi ajo nuk ishte aspak e afërt me njerëzit e futbollistit.

Marrëdhënia e Gerard Piqué me Clara Chía Martí po bëhet shumë serioze dhe po ecën shumë shpejt. Ka pasur zëra se ata janë në pritje të një fëmije së bashku dhe se po flitet për një martesë të mundshme, ndonëse këngëtarja kolumbiane Shakira është e pikëlluar dhe madje e zemëruar.

Sipas raportimeve të shtypit ndërkombëtar, Clara Chia dhe Pique mund të fejohen dhe kanë plane dasme, pasi janë parë shumë të lumtur në ato pak dalje publike që kanë pasur, por ka një detaj që lë të hapur mundësinë e një dasme.

Pasi revista “Hola” publikoi disa foto të çiftit në dasmën e një prej miqve më të mirë të Pique në Costa Brava të Spanjës, filluan thashethemet për një shtatzëni të mundshme.

Në disa emisione flitej për veshjen e të resë dhe se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës së Piques, pasi vunë re “pak bark tek ajo”.