Pique u puth publikisht me tjetrën, Shakira përfundon tek psikologu, del e vërteta: E ka tradhtuar që në 2016-tën

9 muaj më parë
Pique u puth publikisht me tjetrën, Shakira përfundon tek psikologu, del e vërteta: E ka tradhtuar që në 2016-tën

Që prej disa ditësh një video ku futbollisti me famë botërore Gerad Pique po bën xhiron e rrjetit. menjëherë pas këtij postimi raportohet se Shakira është takuar menjëherë me një psikolog, pas ndarjes me futbollistin.

Paparazzi Jordi Martin tha për RCN Mundo se këngëtarja ka mbetur e “shkatërruar” nga ndarja.
“Mund të them se Shakira është keq”, tha ai. “Ajo është e shkatërruar emocionalisht, madje ka pasur nevojë për mbështetje psikologjike. Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë”.

Sakaq një gazetare e afërt me çiftin, Martin deklaroi se e ka ndjekur çiftin që në fillimet e lidhjes së tyre, që do të thotë se i njeh ata më mirë se të tjerët. Marrëdhënia ime me Pique dhe Shakira ka 12 vjet, që nga fillimi i lidhjes së tyre”, tha Martin. “Domethënë ditën e parë që ishin bashkë në Ibiza.

“Atë natë unë isha në detyrë dhe jam e specializuar kur bëhet fjalë për ta”. Ai shtoi gjithashtu se “në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhimbshme për Shakirën”.

Martin shtoi se Pique ka qenë në lidhje me Clara Chia Marti, një 22-vjeçare, që nga shkurti i këtij viti.

“Gerard është shumë i dashuruar me të, ai nuk e mendon fare ndarjen me të. Pavarësisht thashethemeve se ata do të ndahen, ata janë shumë të dashuruar. Kjo është arsyeja pse Shakira po kalon një kohë të vështirë”.
Pique ishte i pabesë që nga viti 2016. Sipas Martin, Pique e ka tradhtuar Shakirën që nga viti 2016.

“Unë e paralajmërova Shakirën gjatë një shfaqje televizive”, tha Martin. I thashë ‘kujdes, Gerard po shkon me të tjera pas shpinës tënde’. Dhe është e vërtetë që kur e thashë këtë në TV, mora një paralajmërim serioz. Është e qartë se jam pozicionuar në favor të Shakirës. Në rastin tim, armiqësia ime me Pique shkon shumë vite më parë. Unë kam një marrëdhënie të pakëndshme me të.

Gjithmonë kam ditur për aktivitetet e Piques në Barcelonë, sepse në fund të fundit është një qytet i vogël ku të gjithë njihemi natën. Shakira është víktima në këtë rast, ajo u mashtrua, është një person i mrekullueshëm, duhet të mbani mend që la jetën në SHBA dhe u transferua në Spanjë, nuk kishte lidhje me Spanjën, as miq, as sipërmarrje profesionale. Ajo dha gjithçka për këtë çift dhe fëmijët e saj”.

Clara Chia shkaku i ndarjes së tyre. Në ‘El Programa del Verano’, Adriana Dorronsoro ndau më shumë informacion mbi situatën.

“Pique dhe e dashura e tij aktuale janë bashkë që nga fillimi i shkurtit. Shakira ishte në dijeni të tradhtive të futbollistit. Ajo pa që ai kishte takime romantike me këtë vajzë të re, sepse e solli në shoqërinë e tij dhe ishte i apasionuar pas saj. Kjo është arsyeja pse ajo vendosi të ndahej me Pique. Kjo vajzë ishte shkaku i përfundimit të lidhjes së tyre.”