Plane për martesë?! Fifi i bën ftesën publike edhe këngëtarit të njohur

6 muaj më parë
Plane për martesë?! Fifi i bën ftesën publike edhe këngëtarit të njohur

Këngetarja Filloreta raçi e njohur me emrin e artit si FIFI, është një ndër artistet më të komentuara të momentit.

Gjithmon prezente me projekte muzikore, por së fundmi po përfitet shumë edhe për historinë e saj të dashurisë me Adis Patushin. Kohëve të fundit në fakt Fifi është irrituar shpesh me lajmet që janë shkruar për të dhe psrtnerin e saj, por më së shumti e irriton fakti se Adisin ende e etiketojnë si ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.

Ajo është shprehur në një InstaStorz pak kohë më parë se në Shqipëri/Kosovë, njerëzit nuk merren vesh, pasi kur ajo postonte shumë me adisin njerëzit shkruanin ‘shtireni si të lumtur’, ndërsa kur ata nuk postojnë menjëherë nisin aludimet ‘ata janë ndarë’, e kjo si duket ka qënë një tjetër arsze që e ka bërë Fifin të reagojë ndaj ndjekësve dhe ndaj portaleve.

Postimi i Fifit:
“Dhe ja pra miq kjo eshte Shqiperia.… nje dite shpifet qe nese nje qift poston me shume se sa qe duhet thuhet.” s’”jane te lumtur ” diten tjeter shpifet “qe je nda sepse nuk ke postu foto qift” juve s’ ju bje njeri ne fije… dhe nese mendoni qe keni info te sakta rreth jetes tem personale jeni totally WRONG! Ju kam dhan ma shume info se sa qe duhet per Fifin mbase ka ardh momenti me ju shmang pak qe te jem dhe une e lumtur se pastaj vjen shpifja tjeter ” FIFI DRAMA QUEEN, VETEM HIPERBOLIZON, VETEM BEN SKENA.

Ben gjithcka vetem te jete ne qender te vemendjes!!Media te dashura se kuptoj pse vazhdoni ta perdorni personin e 3. te kur flitet per mu dhe te dashurin tim… pse ne cdo lajm duhet te jete i tagguar dhe personi tjeter. .. pse duhet ne do lajm te permendet @adispatushi si ish bashkeshorti pales tjeter besoj pas disa kohesh do kete titull’” FIFI BEN DASEM ME ISHBASHKESHORTIN E….STOPIT! Just STOP IT!

Dhe Ju lutem kujdes se jeni tu shqetesu dy familje se mu me eshte djeg lekura u mesova tashme me mashtrime mediatike per me shit lajm e me ngjall panik per interesa personale te s’di kuj!”

Gjithesi mbrëmjen e djeshme Fifi ka bërë një tjetër postim ku sigurisht i dedikohej Adisit. Në një klub nate po performonte këngltari Labinot Rexha, i cili njihet për zërin melodioz dhe këngët e bukura popullore.

Fifi në një video shfaqet duke u puthut me partnerin e saj dhe si mbishkrim kishte lënë një mesazh të ëmbël dashurie. ”Të dua Adis Patushi”.

Më tej në storyn pasardhës ajo kishte postuar një video të Labinot Rexhës ku i kërkon publikisht të jetë këngëtari që do këndojë në dasmën e saj

“Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruan Fifi në një postim në Instastory.

Por a po planifikon dyshja një dasmë? Ende nuk dihet asgjë.