“Po flakim 10 mln euro kot çdo vit!” Shefi i të ardhurave te Milani! “Në Itali kanë mbetur te vitet 80-90, duhet stadiumi urgjentisht”

4 ditë më parë
“Po flakim 10 mln euro kot çdo vit!” Shefi i të ardhurave te Milani! “Në Itali kanë mbetur te vitet 80-90, duhet stadiumi urgjentisht”

Casper Stylsvig, shefi i të ardhurave të Milanit, i intervistuar nga Joe Pompliano, foli për situatën në lidhje me stadiumin e ri: “Së pari duhet thënë se Italia është një nga vendet në Evropë me stadiumet më të vjetra. Ata kanë një moshë mesatare mes viteve 60 dhe 70.

Dhe padyshim që infrastruktura ka ndryshuar me kalimin e viteve. Stadiumi gjithashtu i jep një shtysë të ardhurave. Pastaj, është edhe çështja që lidhet me sigurinë e tifozëve: jemi në një ndërtesë shumë të vjetër dhe për në momentin që është e sigurt, por ka disa shërbime që nuk mund t’i ofrojmë në nivele moderne ‘standarde’.

Për të qenë konkurrues ne nivel top klube duhet të kemi këto të ardhura shtesë … dhe po humbasim dhjetëra miliona në vit duke mos pasur një stadium adekuat dhe duke cuar keto para thjesht dem…”.

Ai vijon: “Unë vij nga Danimarka dhe si i huaj shoh se sa pasion ka Italia për futbollin dhe është e mahnitshme se si nuk është në gjendje të ofrojë ambientet më të mira në botë. Në vitet 80-90 Seria A ishte kampionati më i mirë në botë, ku luanin talentët më të mirë në qarkullim: ishte një simbol statusi.

Nëse shikoni Juventusin, ata ndërtuan stadiumin e tyre dhjetë vjet më parë dhe filluan të largohen nga ekipet e tjera falë këtij burimi të ri të ardhurash. Vështirësia në ndërtimin e impianteve të reja po e kufizon absolutisht kampionatin italian”.