Po na ndryshojnë dhe historinë, flamuri shqiptar komunist valëvitet në Gjermani

3 muaj më parë
Po na ndryshojnë dhe historinë, flamuri shqiptar komunist valëvitet në Gjermani

Edhe pse Shqipëria prej më shumë se 30 vitesh i ka dhënë fund komunizmit, simbolet e saj vazhdojnë të na dalin para syve edhe sot në vitin 2022. Duket se debati vazhdon që pas Sunny Hill të Dua Lipës.

Në arenën ndërkombëtare dhe më saktë në Frankfurt, Gjermani vendi ynë përfaqësohet nga një flamur me yllin komunist. Një ngjarje e papritur dhe e pamendur, duke ditur demokracinë në Gjermani.

Ky flamur duket se është i vendosur krahas flamujve të tjerë, para një ndërtese shumëkatëshe e cila nuk dihet se çfarë funksioni ka. Mbetet për t’u parë nëse do ketë reagim.

Nuk dihet emri që mban ndërtesa apo institucioni që ka zgjedhur të prezantojë Shqipërinë me një flamur me yllin komunist. Nuk dihet nëse është vendosur nga ndonjë shqiptar që jeton atje.

Ylli ka qenë pjesë e flamurit në vitet e diktaturës dhe u hoq në vitin 1992 kur u vendosën simbolet e reja të shtetit demokrat, le të themi demokratik funksional.

Nëse ka ndonjë Shqiptar, duhet të ngrihet dhe ta heqë. Nëse ka institucione duhet të shojegojnë çfarë ka ndodhur. Presim dhe reagimin e amabasadës shqiptare në Gjermani.