“Po thoni një marrëzi…” Pyetja që bezdisi Piolin në konferencë!

2 muaj më parë
“Po thoni një marrëzi…” Pyetja që bezdisi Piolin në konferencë!

Milani po përballet me një periudhë të shënuar me lëndime, siç ndodhi edhe vitin e kaluar. Ndër të gjitha, për t’u theksuar janë ato të Maignan dhe Theo Hernandez. Nëse për të parin jemi të sigurt se do t’i takoje Tatarusanu që të zërë vendin e tij, për të dytin ka pak më shumë pasiguri.

Pioli ka disa zgjidhje në mendje, përshtatjen e Destit në të majtë (një rol që e ka luajtur tashmë) apo vendosjen e Ballo-Tourè, i cili nuk ka hyrë në simpatitë e tifozëve dhe rotacionet e trajnerit.

Ndaj Empolit, megjithate avantazhin e ka senegalezi, i cili do të kete një shans pas disa kohësh dhe pasi nuk kishte bindur shumë sezonin e kaluar. Në sytë e të gjithë tifozëve mbetet Derbi i pare i sezonit te shkuar, në të cilin mbrojtësi i majtë shkaktoi një penallti ndaj Darmian, por mbi të gjitha ai u duk i humbur dhe i paaftë për të hyrë në lojë.

E ardhmja e tij tashmë dukej e shënuar drejt lamtumirës, ndërsa në fund kompania vendosi ta konfirmonte. Me rastin e konferencës për shtyp, Pioli ka dashur t’i përgjigjet disa zërave për Ballo-Tourè dhe konsideratën që vetë trajneri ka për të.

Trajneri donte të mohonte çdo akuzë dhe të rikonfirmonte besimin e tij tek lojtari: “A nuk kam besim te Ballo? Kjo është marrëzi! Eshtë e qartë se luan vendin me një shok të nivelit shumë të lartë teknikisht, fizikisht dhe taktikisht (Theo Hernandez). Ai është rritur shumë dhe ka besimin tim të plotë”.