“Po zvarrit rinovimin me një objektiv” Gazetari thumbon Leao-n. Portugezi përgjigjet me të qeshura tallëse

8 muaj më parë
“Po zvarrit rinovimin me një objektiv” Gazetari thumbon Leao-n. Portugezi përgjigjet me të qeshura tallëse

Në lidhje me rinovimet e kontratave, më e rëndësishmja dhe më komplekse është padyshim situata e Rafael Leaos. Sulmuesi portugez, i cili dje mbushi 23 vjeç, është në syrin e disa prej emrave të mëdhenj të Evropës gati per te bere cmos për ta rrëmbyer nga Milani.

Ka zëra për oferta që tejkalojnë 100 milionë euro që dy klubet e Mançesterit do t’i kishin dërguar drejtuesve të kuqezinjve, të cilët i refuzuan! Është e qartë, megjithatë, se nëse negociatat për rinovimin e kontratës së Leaos, që skadon në 2024, do të zgjasin shumë, Maldini dhe Massara do të ishin pothuajse të detyruar t’i merrnin në konsideratë.

Lajmi në orët e fundit për ndryshimin e agjentit nga anësori i ri luzitanian mund të komplikojë, të paktën teorikisht, skenarët e së ardhmes për qëndrimin e tij te Milani. Por Leao, përmes rrjeteve sociale, ka lënë një gjurmë mjaft qetësuese për këtë.

“Po zvarrit rinovimin me një objektiv” Gazetari thumbon Leao-n. Portugezi përgjigjet me të qeshura tallëse

Në përgjigje të disa thashethemeve të raportuara nga postimi i një tifozi dhe gazetari të zjarrtë të tifozëve të Milanit, Alessandro Iacobone i Radio Rossonera, sipas të cilit lojtari dhe agjentet e tij po marrin kohë për një lamtumirë në të ardhmen, Leao u përgjigj me të qeshur.

Iacobonte kishte shkruajtur: Rinovimi i Leao: Strategjia e agjentit të Rafaelit do të ishte zvarritja e negociatave pas kampionatit botëror, duke shpresuar se kjo do të rrisë më tej vlerën e tij. Ndaj është urgjente të mbyllet sa më parë praktika dhe të mos biem në gabimet e te shkuares”.

Leao u pergjigj me te qeshura Tweet, në gjest që i entuziazmoi tifozët kuqezi, shumë prej të cilëve e kanë zgjedhur portugezin si të dashurin e tyre të kursit të ri nga Maldini. Por qe te hedhe poshte fjalet qe qarkullojne, Rafael Leao pritet të nënshkruajë rinovimin e shumëpritur me klubin kuqezi…