Një efektiv Policie në Lezhë është gjobίtur për parkim të gabuar pasi u publikua në rrjetet sociale një foto e automjetit të tij të loguar, të parkuar në vijat e bardha.
Pas verifikimeve, uniformat blu të Lezhës bëjnë me dije se kanë gjobίtur me 2 mijë lekë gjobë policin i cili ka shkelur rregulloren.
Polici është gjobitur për shkeljen rrugore “Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve”, parashikuar nga neni 156/1/g i Kodit Rrugor
Gjithashtu, ndaj punonjësit të Policisë, inspektor A. D. njoftohet se ka filluar ecuria disίplinore, për shkεlje dhe cεnim të imazhit të Policisë së Shtetit.
Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr.750, datë 16.09.2015.
Ky nuk është aspak një lajm i keq pasi shpesh i shohim makinat e policisë të ndaluara në vende nga më të paimagjinueshmet, që bëhen shkak për trafik.