Për një mbarëvajtje të sigurt të situatës së finales së madhe të Conference League, e cila do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, Policia e Kosovës me vullnetin e plotë do të niset për në Tiranë në ndihmë të policisë shqiptare.
Zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Express se për këtë ndeshje do të jetë edhe ndihma e tyre për efektivët e Tiranës.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.
Ashtu siç ka lajmëruar më parë, Policia e Shtetit pretendon i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij eventi kaq madhështor, teksa në terren do të jenë 2500 efektivë policie si asnjëherë më parë.
Ato janë të vendosur në porte, aeroporta dhe në zona të nxehta të Tiranës dhe shpresohet që ngjarjet e ditës së djeshme nuk do të përsëriten ditën e sotme.
Kujtojmë që ky numër kaq i lartë të efektivë që janë në terren kanë ardhur edhe nga rrethet si Elbasani e Vlora. Numri më i madh e efektivë ndonjëherë nëpër protësta apo evente në shqipëri nuk i ka kaluar 2000.