Porosisim pica? Jo, Marina Vjollca na dha një ide më të mirë!

2 muaj më parë
Porosisim pica? Jo, Marina Vjollca na dha një ide më të mirë!

Marina Vjollca është një prej moderatoreve më të dashura të publikut shqiptar. Prej disa sezonesh prezanton programin e humorit “Klanifornia”, ndërsa është nënë e një vajze 9-muajshe.

Së fundmi, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një situatë në shtëpinë e saj. Pica për herë të parë në shtëpi.

“Po bëja pica për darkë, për herë të parë dhe shiheni pak si ka dalë pica”, ka thënë Marina, teksa kamerën e ka të fokusuar te furra ku është pica.

“Hera e parë që doja me bë pica vetë”, shkruan ajo.

Megjithatë, kjo situatë ka sjellë të qeshura në familje, ashtu siç shihet mamaja e Marinës, ndërsa kjo e fundit bën videon. Ku ka më mirë se disa momente argëtuese në familje. Ide e mirë për një pasdite, pica në shtëpi, nuk ka rëndësi si dalin, apo se çfarë forme do të marrin.

Po ju, si e keni punën me picat?