“Presidenti juaj” – KESSIE ZYRTARIZON LAMTUMIRËN me postimin e fundit

1 vit më parë
“Presidenti juaj” – KESSIE ZYRTARIZON LAMTUMIRËN me postimin e fundit

Tani me të vërtetë ka mbaruar. Lajmi dihej prej disa kohësh por në këto momente erdhi konfirmimi zyrtar nga lojtari, i cili ka dashur të përshëndesë tifozët e Milanit në rrjetet sociale.

“Pas 5 vitesh nuk mund të shpresoja ta mbyllja këtë përvojë të mrekullueshme në një mënyrë më të mirë! Një emocion unik: ne jemi kampionë të Italisë! Krenar që kam veshur këtë fanellë të lavdishme dhe që kam ndarë këtë rrugëtim me disa shoqërues fantastikë! Faleminderit per gjithcka! Ju faleminderit të gjithëve! “Presidenti” juaj.

Këto janë fjalët me të cilat Franck Kessié ka dashur të përshëndesë kuqezinjtë. Një lamtumirë, siç u përmend, e njohur prej disa kohësh: mesfushorin e pret Barcelona. Mesfushori do të rifillojë, si kampion i Italisë, me fanellën blaugrana.

Një humbje e rëndësishme për Milanin. Futbollisti, me një finale sezoni në rritje, ka qenë gjithmonë i aktivizuar nga Stefano Pioli, si mesfushor apo mesfushor sulmues. Është e qartë se zëvendësimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë.

Në verë trajneri do të jetë në gjendje të llogarisë te Tommaso Pobega dhe Adli, por shpresa është që të jetë në gjendje të përqafojë një lojtar me më shumë përvojë, si Renato Sanches. Portugezi mbetet emri i parë në krye të listës së dëshirave.

Marrëveshja praktikisht është gjetur, por ndryshimi i pronësisë duhet për të hedhur stilolapsin në letër dhe per te bere gjithcka edhe formalisht dhe me kontrata. Kessie largohet pas 5 vitesh dhe e ben si kampion, edhe pse hidherimi per nje largim me zero mbetet.