Presidenti Laska tregon vendimin që ka marrë për trajnerin Vukicevic

6 muaj më parë
Presidenti Laska tregon vendimin që ka marrë për trajnerin Vukicevic

Laçi humbi 0-1 në transfertë me Erzenin për javën e pestë në Superligë. Pas disfatës në “Niko Dovana” u përfol edhe largimi i trajnerit malazez të Laçit, Dejan Vukicevic.

Për t’i dhënë fund aludimeve ka folur presidenti i Laçit, Pashk Laska. Në një mesazh drejtuar në emisionin Skaner, Laska ka sqaruar se Vukicevic vijon të jetë trajner i bardhezinjve.

“Nuk ka asnjë të vërtetë për largimin e Vukicevic. Trajneri i Laçit është ai që ka qenë dhe ne nuk kemi lëvizur trajner”, shkruan Laska në mesazh.

“Kemi ndryshuar thuajse gjithë ekipin, pas Europës kanë ardhur lojtarë pas një periudhe pushimi të gjatë, u duhet kohë për të gjetur ritmin. Por nuk kemi kohë për të pritur, me gjendje jo në maksimum është e vështirë të konkurrosh. Kur nuk je mirë, nuk mund të luash mirë.

Nuk kam probleme, e kuptoj shumë mirë këtë profesion, largimi është pjesë e punës nëse fiton e humb. E di që motivimi im do të jetë gjithmonë por nuk varet nga unë, por nga klubi.

Do të flasim çfarë është më e mira. Nuk do të flasim për kontratë e para, nuk do të jetë probleme kurrë, do të bëjmë çfarë është më e mira për ekipin, çfarë zgjidhje të gjejmë, asgjë më shumë”, tha Vukiçeviç pas humbjes ndaj Erzenit.