Nga Elena Kocaqi – Vendet fqinjë rrëzojnë qeverinë, për të mbrojt historinë dhe gjuhën e tyre. Sërish nuk hapen negociatat dhe nëse do hapeshin, as kemi per tu berë antarë, vetem nëse ndodh ndonjë mrekulli. Pas Bullgarisë do vëri veton ndonjë tjetër shtet dhe kjo duket e kordinuar brenda BE që nuk ka asnjë dëshirë për të na antarësuar..
1. BE nuk e do botën shqiptare brenda unionit per shumë arsye që janë politike sepse tek ne(Shqiperia) nuk ka demokraci, zgjedhje te lira dhe meritë. Janë arsyet ekonomike, sepse jemi vend pa prodhim e me GDP më të ultë për frymë ne Evrope, ku lemë pas vetëm Moldavinë.
Për shkak të korrupsionit të politikës që përvetsoj dhe shkaterroj pasurinë e një populli të tërë të ndërtuar gjatë monizmit. Si dhe për shkaqe fetare.
2. Nga ana tjetër politikanët shqiptar nuk duan që vendi te aderoj, pasi kështu janë të lirë qe të bëjnë ça të duan këtu, pa i dhënë llogari askujt. Politikanët tanë janë lolo që i heqin pe hunde vendet fqinjë për interesat e tyre.
Zgjidhja e vetme është një bashkim dhe bashkëpunim i ngushtë i faktorit shqiptar në rajon. Ne na duhet unioni ekonomik shqiptar, pasi ai na jep siguri për të ardhmen.
Shqipëria është një nga vendet më të pasura në botë me burime dhe bukuri, thjesht do intelektual të fuqishëm me bë politika kombëtare në funksion të forcimit te shtetit dhe rritjes së mirëqënies së popullit.